Një 14 vjeçarë kujton pishtarët e lirisë……

155

Deshir Berisha nga fshati Lez i Prizrenit kujton pas 21 vitesh epopenë e lavdishme.

Nata 31 gusht, viti 1998!

Të freskëta mbeten kujtimet për atë natë, edhe pse isha vetëm 14 vjeç.
Kishte muaj që ishte formuar Ushtria Çlirimtare e Kosoves, i gjithë fshati u rreshtuan në radhët e saj, duke përfshirë edhe babain dhe familjaret e mi të ngushtë, ku e gjithë rinia ju pergjigjë luftes për çlirim.
Data 31 gusht më mbetet aq e freskët sa themë në vehte sikur ka ndodhur dje, apo do të ndodhë nesër, por jo gabohem, ngase ajo ka përfunduar tashmë.
Nesër është 21 vjetori i luftës, i qëndreses së lavdishme të Epopes së Vrrinit, fshatit tim, Lezit legjendarë.
Nata e 31 gushtit ishte e gëzuar për ty, sikur ti po martohëshe, ishe aq i gëzuar sa dole në malet e Lavdicës i pari, pa frikë, vullnetarë si gjithmonë, i buzëqeshur, gazmor mu sikur një dhënderr kur pret nusen e tij.
Po më kujtohet kur na the të gjithëve mos u frikësoni se unë jam në malë, dhe ju mbrojë me çdo çmim pa e kursyer as jetën time, edhe pse ne të gjithë ishim në moshë të re, ti na dhe zemër, që edhe ne të mos kemi frikë fare.
Kaloi nata e 31 e gushtit, erdhë 1 shtatori, në mëngjes ndëgjoja të lehurat e qenit. U zgjova dhe pash se ishe ti, si gjithmonë duke bërë shaka me qenin tënd, dhe doja të them mirmëngjesi, po nuk arrita dotë,sepse në atë moment erdhi lajmi se lufta po fillon.
Ti me vrap ike në malet e Lavdicës në pozicionin tëndë. Nënës ia le bukën në dorë dhe nuk arrite të hash bukë fare dhe as t’a marrësh me vete. Të ndoqëm të gjithë pas, por ike si era për të mos u kthyer kurrë më.
Sapo ike ti, shpërtheu dhe granata e parë në fshat, u larguam të gjithë nga fshati, shkuam tek istikamët ku bashkë me ty i ndërtuam, që të jemi më të sigurt, gjithmonë duke i kujtuar fjalët e tua, mos u largoni nga familjet, na thoje se ju jeni tashmë ata qe do t’i mbroni familjet, ndërsa ti do vije e të na vizitoje, dhe të na mbroje nga armiku, mirëpo nuk erdhe më, e ne të pritëm po nuk erdhe dot!
Të gjitha krismat që ndegjoheshin, ne thonim në vete kjo është pushka Shahadinit, gëzoheshim se ti thoje veq pushka jonë krisë në malë, sepse ne luftojmë për të mbrojtur pragun e shtëpisë.
Erdhi nata ti prapë nuk u ktheve, derisa erdhi lajmi i kobshëm për ne. Ti kishe mbetur atje ku u betove, në malet e Lavdicës, tashmë ishe bërë dëshmor edhe pse nuk e besuam, sepse ti kishe thën se do vije, por nuk erdhe më, more emrin më të bukur e më t’mirë Dëshmori vendit tim!

Ju kujtojmë sa t'rrojmë juve 13 pishtarët e Liris..!

Xhevat Berisha

Salajdin Berisha

Shehadin Berisha

Bekim Berisha

Asim Berisha

Alajdin Berisha

Naip Berisha

Ibrahim Osmani

Shefqet Berisha

Nehat Berisha

Samidin Emini

Asllan Berisha

Izair Berisha

Përkulemi sot e mot, para sakrificës dhe vlerave tuaja patriotike..!

Lavdi..!