Një kafe më pak për Shqipërinë tonë!

129

Netët janë të gjata, e dimri ka filluar të mbuloj vendin me temperatura gjithnjë e më të ftohta. Qielli, nuk ka me ndricimin e zakonshem.
Mendimet tani i kemi grumbulluar të gjithë në një pikë!
Pika e takimit të rrathëve të meridianeve dhe paraleleve shqiptare nga e mbarë bota takohen në një pikë. Në një vend. Në Shqipëri!
Fëmijë të pashpresë, te moshuar, nëna që i me trupat e tyre mbulojne fëmijët nga i ftohti ! Trishtuese! E rëndë. Është gjaku ynë!
Përderisa shumë nga ne po pergatitemi për festat e fund vitit, a mund tē ndalemi për një sekondë dhe të pyesim veten: Por si ndjehen fëmijët në Shqipëri? Si ndjehen kur shikojne nje atmosfere festive ku supozohet qe babagjyshi i Vitit te Ri te ploteson deshirat?
Shumë nga ta në vend të bredhave kane tendat e në vend të dritave të bredhit kane yjet e qiellit!
Askush, asnjë fëmijë, asnjë nënë, asnjë i moshuar, asnjë njeri në tokë nuk e meriton vuajtjen, por vuajtja e popullit tonë na dhemb më shumë!
Shteti, qeveria dhe institucionet shqiptare kanë mundësi të kufizuara buxhetore. Korrupsioni, keqperdorimet i zvoglojnë edhe më shumë mundësitë për rindërtim, për të kthyer sadopak normalitetin në zonat e goditura .
Dikush edhe bënë llogarit e fitimeve, por populli po shikon dorën e shtetit dhe të të gjithë neve se ka nevoje per ndihme Sot!
Kjo fatëkeqësi ka treguar edhe njëhere fuqishëm shpirtin e bardhë të kombit tonë, ka treguar gjithashtu sa shum miq kemi në botë.
Por a mjaftojnë?
Miliona euro po dhurohen nga njerëzit e mirë, fonde të udhëhequra nga njerëz me shpirtin human si Elvis Naci, Halil Kastrati, Marin Mema e të tjerë po bëjnë të pamundurën për të zbutur dhembjen.
Të famshmet botërore me gjak shiptar si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, Eliza Dushku e tjerë tashmë e kanë kaluar edhe njëher provën e lidhjes me tokën e prindërve të tyre!
Shqiptarët e Amerikës, na e sollën në mendje edhe njëher vargjet e famshme të Nolit “Mbahu nëno mos ke frikë se ke djemte në Amerikë”!
Kosova, Kosova me plagët e saja ende të hapura po ndan edhe bukën.
Shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi jane bashkuar më shumë se kurrë!
Çdo natë shohim shqiptar anë e mbane botës që keto ditë kanë harruar hallet e tyre personale, dhembjet, sëmundjet dhe po ndihmojne Shqipërinë dhe shqiptaret!
Sot me ne janë bashkuar edhe shume popuj tjerë, duke treguar respektin, dhembjen dhe përkrahjen për popullin më të vjetër në Europë. Për bijtë e Pellazgëve e Ilirëve të lashtësisë!
Por a mjafton?
Një LEK, një Dollarë, një pako cigare më pak në një ditë, një caffe me pak, një dritë në bredhat e festës më pak, një…. shumë gjëra që në një ditë asnjërit nga ne nuk i prishin asnjë punë, thotë shumë për Durrësin, Thumanën, Lezhën… thotë shumë për Shqipërinë!
Në këtë fundvit festash, Shqipëria është e para!
Gjithmonë e gjithnjë, ajo, e bekuara tokë është e para!
Shqipëria na thërret! Këto ditë të zgjedhim njërin nga fondet e Elvisit apo Marinit, të qeverisë apo… secili nga ne shpenzimet e një pako cigare, të nje caffeje, te një drite festash ti dërgojm aty! Në Shqipërinë tonë që po lëngon!
Një pako cigare, një kafe me pak… një dritë, një shpresë për fëmijët e Shqipërisë!

Silvana Begaj