Një kandidat i ri për kryeministër nga Q.Kryeziu

125

LDK-ja sot në kuvendin e vet paralajmëroi se do të bëjë të ditur emrin e kryeministrit të ardhshëm të republikës së Kosovës. Ndërkaq në këtë moment  kuptojmë se paralajmërimin e  shtyri për të hënën. Nuk prish punë shtyrja. Kuvendi  saj do të ndreqte shumë punë sikur të hënën të kumtonte për kryeministër emrin e një njeriu të ri, emrin e një njeriu anticipues, të ditur e mbi të gjitha dashamirës të Atdheut të vet. Sepse jemi lodhur me dashakeqes, me të paditur, me vjedhës, me gënjeshtarë, me korruptues, me kriminelë, me mashtrues, me gjithfarë fundërrinash që shkelen gjak e mund, që lëkunden themelet e çanë edhe çatinë e shtetit tonë të shumëpritur. Një emër i ri, një anëtar i ditur i LDK-së do të ndihmonte shumë. Do të ndihmonte shtetin, do të kthente shpresën për shtetin e dëshiruar, do të shpërlante ndotësitë brenda partisë dhe do ti kthente krenarinë partisë së Ibrahim Rugovës. LDK-ja e ka mundësinë që në këtë moment të reagojë e kulturuar, e ditur, pa emocione të dëmshme e pa frikë çorientuese. Këtë cen politik e kulturor LDK-ja  e ka të trashëguar nga vet Rugova e bashkëthemeluesit e saj.

Duke pasur parasysh gjendjen ekzistues në LDK, duke hedhur kalimthi vështrimin mbi të kaluarën e LDK-së, asnjë emër, asnjë njeri nuk do të përfaqësonte më mirë imazhin partiak, nuk do të stabilizonte për të mirë tensionin politik brenda partisë, sa emri i zonjës Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani di dhe mundet, premton dhe realizon. Vjosa Osmani është shqiptare e mirë, anëtare e shkëlqyer e partisë LDK, punëtore e mbi të gjitha dashamirëse e Kosovës që e do shumë qytetarin e Kosovës, që i dëshiron shtetit zhvillim e përparim. Vjosa Osmani është vet e re, prandaj e do rininë, është vajza e domosdoshme që rinisë sonë do t’ia zbardh horizontin, do t´ia fuqizojë besimin se ky vend do të bëhet, do të zhvillohet e do të lulëzojë.

Shpresojmë e besojmë se të hënën e ardhshme LDK-ja do ta kumtojë emrin e ri për kryeministër, kësaj radhe të Vjosa Osmanit për kryeministre. Dhe do ta bëjë këtë për shumë arsye. Të përmend vetëm një: që Vjosa Osmani me punën e vet, mundin, angazhimin e mbi të gjitha atdhedashurinë e vet, nesër të ndjehet mirë siç ndjehet mirë zonja Merkel në Gjermani kur sheh Gjermaninë e vet të lulëzuar.    

                                                                                                                                                                              Q. Kryeziu