Një mundësi për tu kthy në Kosovë nga ata që kan mbetur jasht Kosoves

148

Njoftim me rëndësi nga MPJDMinistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) është duke u angazhuar me intensitet të lartë që të bëjë identifikimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbetur jashtë vendit, për shkak të situatës së krijuar nga masat kundër COVID-19. Nëpërmjet Ambasadave dhe Konsullatave deri më tani janë paraqitur qindra qytetarë të cilët kanë shprehur nevojën apo dëshirën për t’u kthyer në Republikën e Kosovës. Kthimi do të realizohet në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit. Të gjithë qytetarët që duan të kthehen duhet t’i kenë parasysh disa pika të rëndësishme: 1. Për shkak të kapaciteteve për kontrollë dhe karantinë, numri i personave që mund të kthehen është i kufizuar. Prioritet për t’u kthyer kanë personat me viza dhe/apo pasaporta të skaduara; personat që janë bllokuar në terminale të aeroporteve; dhe personat me urgjenca shëndetësore. 2. Kostoja e udhëtimit duhet të mbulohet nga vet udhëtarët. 3. Të gjithë udhëtarët që kthehen në Republikën e Kosovës do të futen në karantinë për 14 ditë në lokacion të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë.Udhëtime të tilla do të realizohen në mënyrë periodike, varësisht nga kapacitetet e Ministrisë së Shëndetësisë për kontrollë dhe karantinë.
Burimi nga Ambasada e Kosoves në Suedi.