Organizim dedikuar Turizmit në Kosovë u mbajt në Suedi….

383

“Të njohim turizmin në Kosovë”. Organizatorë të këtij programi ishin Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë/KIESA si dhe Shoqata Kulturore Sportive Shqiptaro-Suedeze “Meshari” me seli në Åstorp të Suedisë.

Hapjen e ben moderatoret e njohur tani per shqiptaret ne Suedi: Qerim Kryeziu dhe Qendresa Qeriqi.
Qerim kryeziu antare i kryesise se ShKSSHS MESHARI shpalosi historikun dhe aktivitetin e kesaj shoqate.

Në emër të Ministrisë së Diasporës foli zonja Shyhrete Kastrati

Ambasadorja Shkëndije Geci Sherifi pershendeti te pranishmit dhe pergezoj organizatoret per kete organizim tashme unik ne Suedi

. Deputeti suedez dhe kryetari i social demokrateve të regjionit të Skånes Niklas Karlsson përshëndeti të pranishmit në emër të funksionit që kryen. Karlsson tregoi se është kolegu i tij gjithashtu deputet në Parlamentin Suedez Adnan Dibrani që ka zgjuar interesimi e tij për Kosovën dhe bukuritë turistike të saj.

Fatmir Seremeti, përfaqësues i Suedisë në lojërat para olimpike (pjesëmarrës në tri olimpiada) përshëndeti në shqip dhe në anglisht mysafirët.

Në foltore dolën edhe Jashar Jashari p]erfaq]esues i familjes Emblematike te jasharajve.

Beqir Sokoli si përfaqësues i komunitetit shqiptar në Australi.

Në pjesën e dytë të programit u bë një prezantim i zhvillimeve dhe i potencialeve turistike të Kosovës. Fatos Katallozi operator turistik dhe përfaqësues i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë/KIESA shpaloi disa nga vlerat e turizmit në Republikën e Kosovës. Fatos Katallozi profesionalisht informoi edhe përmes video projektorit për të gjitha resurset turistike të Kosovës dhe u përgjigj në shumë pyetje. Biznesmeni i njohur shqiptar në Skandinavi e më gjerë Halim Hoti prezantoi projektin e tij “Investitori në turizmin e Kosovës” .

Në panelin e programit u paraqiten Halim Hoti, Arbër Sadiku, Fatos Katallozi dhe Arianit Tolaj. Secili prej tyre foli për turizmin dhe mundësit e zhvillimit të tij si dhe u përgjigjen në shumë pyetje të publikut.

Aktiviteti u përplotësua me dy këngë popullore të këngëtares së njohur në Skandinavi Afërdita Xani. Dhe u përmbyll me një koktej të shtruar nga Shoqata mikpritëse “Meshari” . Sponsor medial i gjithë aktivitetit ishte Televizioni AlbSe si dhe pjesmarres ishin edhe RTV ZIK i Danimarkës.

Takimi ishte shumë informues lidhur me turizmin në Kosovë dhe për këtë duhet falënderuar organizatorin kryesor Shoqatën “Meshari”.