Plas keq në Mitrovicën e Veriut/ Momenti kur sulmohen efektivët e Njësisë Speciale dhe futen në farmaci (FOTO)

137

Qytetarët në veri të Kosovës kanë sulmuar efektivët e Njësisë Speciale gjatë protestave për aksionin e policisë kundër kontrabandës së mallrave.

Në pamje duket momenti kur efektivët futen brenda në farmaci dhe pas pak minutash ndodh një shpërthim. Deri tani raportohet se është lënduar një polic ndërsa 7 persona janë arrestuar.

Për të zbatuar urdhrin e gjykatës, Policia dhe Dogana e Kosovës kanë zhvilluar kontrolle në 16 lokacione në të gjithë Kosovën. Aktualisht vijojnë kontrollet në Hajvali, Zheronicë, Zveqan dhe Pejë.
Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.FOTO GALERI1/16