Po mbahet Takimi tradicional me Bizneset e Diaspores

103

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës 2019”, po mbahet aktiviteti “Takimet tradicionale me investitorë nga Diaspora që kanë investuar në Kosovë”

Zv. Ministri i Diaspores dhe investimeve Strategjike në republiken e Kosoves z.Afrim Bekteshi, përshendeti të pranishmit dhe ndër tjerash tha se Qeveria e Kosoves duhet ta kaptojë se Ministria e Diaspores dhe Investimeve Strategjike është urë lidhëse mes Qeverisë ne njeren anë dhe Diaspores ne anen tjeter..dhe se duhët ditur një gjë se me buxhetin minimal që ndahet per kete Ministri, ne mundemi vetëm të mbledhemi te bashkëbisedojmë dhe të shkembejmë ide, e asgjë më shumē. Derisa ne anen tjeter kemi nje diasporë qe na mbanë gjallë dhe mbrenda nje viti kalendarik dergon para ne Kosovë afro 2 miliard euro sa një buxhet i konsoliduar i Kosoves.

“Po ashtu, në takimet me investitorë nga diaspora po jepen ide, propozime dhe rekomandime në favor të zhvillimit të bizneseve dhe të vendit; debate dhe diskutime rreth sfidave të ndryshme në fushën e investimeve, eksportit dhe biznesit; po prezantohet platforma DIKOS etj…..