POETI ANADRINAS THYEN HESHTJEN PËRMES VARGUT POETIK

72

Poeti Bedri Dula, përmes vargjeve poetike thyen heshtjen e ngrihet si luftëtar mbështetës i së mirës në betejën e pafundme kundër së keqes.

Në poezinë Në kryqëzime shpirti, poeti hedh dritë mbi pozitën e vështirë të dashurisë universale derisa flet për forcën që ka shpirti njerëzor për të ngadhnjyer ndaj djallëzisë.

Poezia Mos e braktis këngën, e ngrit poetin në apelues, për të ngritur moralin njerëzor, në përpjekje për të ruajtur vlerat njerëzore morale e kombëtare.

Vargu i tij rikthen në kujtesë legjendat tona kombëtare duke i paraqitur si shëmbëlltyrë të të jetuarit vertikal mbi vlerat e pakontestueshme dhe të domosdoshme njerëzore, teksa bën thirrje për vazhdimin e këngës dhe fluturimit si e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Në poezinë e tretë Poet enigmash, poeti gjurmon enigmat e shekujve të lashtë teksa na shfaqet si skulptor që rigdhend skulpturat e legjendave njerëzore duke mos harruar të na rikujtojë Zotat dhe fuqinë e tyre hyjnore.

Ai gjithashtu apelon për mbrojtjen e vlerave shpirtërore ku u bën thirrje njerëzve të ndërgjegjësohen e të luftojnë për shpëtimin e shpirtit, sidomos në vargun; “Mrojtës të shpellave rrembeni çekiçat godisni fort mbi dhimbje shpirti.”

Lexim të këndshëm.

NË KRYQZIME SHPIRTI

Eja pas qielli fluturim përtej rrathëve ku ndahen retë me diellin e huaj
Lartësia e vullnetit t’im provon ekstaza të vërteta në udhët e rrënuara…!
Përtej atyre majave ku asnjë zog nuk arrinë në fluturim aty është mëkati im jetim.
Atje tej brigjeve bardhoshe nuk ka shkelur këmba e krimbave në pemën e virgjër…!

Në gjumin e natës hëna prishi rregullin e yjeve loz me xhamin dhe perdet e dritares.
Brenda një shpirti thyhen në mijëra copëza akullnajat që nuk u shkrijnë stinëve zjarresh..!
Ato thërmia mund t’i kapësh me gishta të butë e asnjherë me grushta të fuqishëm çekan.
Mbi malin në të cilin banoj strehohen edhe shumë kafshë të egëra që u sherbejnë djajave..!

Sa i lumtur jam që kam arritur kaq larg e zërin e ngris për të zgjuar ndjenjat e nimfes.
Portat janë mbyllur në kopshtin e lartësive aty ku kryqëzohen dashuritë e dhimbjes tokë..!
Atje ku piqen dy hije të largëta prapa galaktikave të ndezura si vullkane të heshtura natës.
Eja pas në amshim duke kënduar melosin në lartësitë ku kryqëzohen shkretirat e shpirtit!

MOS E BRAKTIS KËNGËN

Mos u bë kurban i qiellit të rrënuar mbi aurorën e braktisur nga shpirti
Bëhu diell që lind për hirë të kopshtit mbushur kajrafila të kuq beharit..!
Mos e braktis këtë natë me yje që pushtojnë malin e kështjellës mermert
Bëhu kanarinë e këndo mbi lisat e fisit ku kanë rënë plisat mbetur në hije…!

Mos e ndaj dritën nga hija e tokës mëngjeseve kur yjet shuhen prapa qiellit
Bëhu flutur valëve të jetës u jep krahë për të fluturuar mbi butësinë e luleve…!
Mos i mbyllë perdet dritarëve le të hyjë ajo frymë e bukurisë hyjnore në zemër
Bëhu ylber ngjyrash pikturo botën me perlat e kaltërta në harqet e dashurisë….!

Mos e fik kandilin e shpresës maje alpëve le të dëgjohet zëri i lahutës së Gjergjit
Bëhu zanë malësh ndize flakadanin e lirisë mbi trojet e lashta të rilind prapë jeta re….!
Mos e braktis këngën në shpellën e Dragobisë aty ku u prenë lisat e plisat e fisit
Bëhu shqiponjë me syrin pishë ruaje folenë në flamurin e shqipeve deri në përjetësi…!

POET ENIGMASH

Endem mes njerëzve në enigma fragmentesh ndarje
Gjithë vepra ime digjet në njësi pigmentesh zjarri
Nuk duroja të isha njeri po të mos isha poet enigmash
Zgjidhje mbi një gur të keq shpëtim për lulet e vjeshtës…!

Larg meje qëndron Dionisi me izolimin diellor prej dritës
Nëpër enigmat e kohës kam frik se malet shemben natën
Një erë e keqe ngritet skutave qiellore valeve detit shuhen
Me çekiç përkëdheli statujat e grilave copëzave të thyera….!

Bukuria nis ngjizet penës në ujvarën përtej shkretëtirës digjej
Zotat prekin forcën e kristalizuar si skulptor ngrihem mbi gur
Ky vullnet me shtynë drejt statujave të fle brenda shpirtit njeri
Universit mbledh copat e pluhurosura t’i ndezi sërish në zjarrë…!

Zgjohem në epoka dinosaurësh që kafshojnë krijesa të buta hijesh
O bijtë e tokës besomeni mua që fle brenda gurit të kallur legjendash
Mrojtës të shpellave rrembeni çekiçat godisni fort mbi dhimbje shpirti
Krijuesit e artit në atelien e gurishteve skalisin statujat e ardhmërisë…!