Poezia dhe muzika në traditën e një festivali

309

Poezi dhe muzikë, as që mund të ketë kombinim më të mirë në menynë e një festivali. Ndërkaq vet formulimi Festival i Poezisë dhe i Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë, shpërfaq  estetikë, përmbajtje, elitë, kureshtje, punë e shpresë njëkohësisht. Kur bashkohen e  realizohen elemente e kësaj shpërfaqjeje, atëherë edhe ideja e përfytyruar rrezaton përmasën e suksesit. Prandaj mund flitet, edhe mund të shkruhet për vlerat e njëfestivali, siç qe rasti me festivalin e XVII-të Malmös që më 23 nëntor 2019 ligjëroi bukur poezitë dhe derdhi ëmbël notat e veta.

Festivali i XVII-të, rrjedha

Tashmë është bërë i pranueshëm dhe interesant promovimi i veprave letrare të botuara  në hapësirën kohore brenda dy festivaleve. Kësaj radhe u promovua  “Antologjia e poezisë suedeze”  e QerimRaqit, dy veprat e fundit në suedisht të RizahSheqirit dhe krijimtaria e profesor Agron Dalipajt që ishte i ftuar i Festivalit. “Antologjinë” e Raqit e prezantoi Hanife Kryeziu, për librat e Sheqiritfolën poetët  SevdailZejnullahu dhe QerimRaqi kurse për vlerat gjuhësore etimologjike të veprave të Agron Dalipajt foli Qerim Kryeziu.

Pastaj filloi Festivali me një preludium në C-mol të kompozitorit AhmetBella. Introja muzikore qetësoi  dhe parapërgatiti krijuesit e mysafirët e shumtë që kishin zënë vend në”BergaKungenssal” të qytetit të bukur të Malmös. Preludiumi luhej bukur  në piano nga mjeshtri suedez PhilipKang. Drejtuesit e festivalit bashkëshortët Kryeziu drejtuan përshëndetjet dhe falënderimet për organizatorët, krijuesit dhe mysafirët. Në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, shpalli të hapur festivalin kryetari i saj-leksikografi e njeriu  i dashur në komunitetin shqiptar SadullahZendeli-Daja. Përshëndetën edhe sekretari organizativ i Unionit AhmetBella, këshilltari i ministrit të diasporës MuhametSelmani dhe konsulli i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë Fatmir Rrahmani. Pas përshëndetjeve filloi konkurrimi. U lexuan 25 poezi të krijuesve shqiptarë, të ardhura nga Suedia, Gjermania, Anglia,Greqia  dhe u ekzekutuan katër  pjesë muzikore.Konkurrimin e vlerësoi  juria e festivalit me albanolog Agron Dalipaj kryetar.Pjesët muzikore të  kompozitorit AhmetBella  (“Preludium në C-mol”, “Yllin e pashë shumë të madh”, “Elegji për dëshmorët e kombit dhe UҪK”) dhe Sami Pirajt ( “Nostalgjia”) u kënduan nga FrederikeSvendson soprano, JensSjölander bariton, LeenaMalki soprano dhe AhmetBella tenor. Me piano i shoqëroi  virtuozi suedez PhilipKang. Pjesët muzikore shkreptinin  shkëlqim klasik operistik, vibronin me oscilimet  tenor-bariton të zërave dhe mbi  të gjitha të dehnin  me ëmbëlsinë e fjalëve shqipe që shpërthenin plot  elokuencë nga gojët e solistëve suedezë.  Recitimi i bukur i moderatores Kryeziu  ipoezisë së Fatos Arapit “Ti do të me dashurosh patjetër” përkthyer në suedisht (“Dukommerattälskamig, javisst”) nga albanologu i madh UllmarQvick, rriti edhe më shumë kënaqësinë e mysafirëve.

Fituesit e festivalit të XVII-të

Sipas jurisë, vendin e tretë e merituan  poezitë: “Puthja me yjet” e Ejup Krasniqit dhe “Pritëm” e Afërdita Xanit. Vendin e dytë e fitoi Poezia “Pema e shqipes” e Vera Pecit kurse vendin e parë poezia e Sadik Krasniqit “Kafka ime”. Vendin e parë për vepër më të mirë në muzikë e fitoi pjesa “Elegji për dëshmorët e kombit dhe UҪK” e kompozitorit AhmetBella kurse vendin e dytë pjesa “Nostalgji” e Sami Pirajt. Çmimin special të festivalit “Kosovë Rexhë Bala” e fitoi SadullahZendeli-Daja, me motivacion për veprimtari letrare, publicistike, leksikografike e atdhetare. Edhe Ministria e Kulturës jep çmimin e vet për poezinë më të mirë në festivalit. Edhe këtë çmim e fitoi poezia eSadik Krasniqit “Kafka ime”.

Rreth organizimitdhe mirëpritjes

Festivali i Poezisë dhe muzikës Krijuese  Shqiptare në Diasporë, është ngjarje kulturore e mërgatës sonë në Suedi që ka bërë traditë dhe që ka ravijëzuar fizionominë e vet artistike. Si traditë, i rrëfen kujtdo me krenari historinë shtatëmbëdhjetë vjeçare të ekzistencës. Si  fizionomi artistike, i dëshmon secilit vistrën e gjatë të poetëve e krijuesve muzikorë që kanë nisur pikërisht këtu paraqitjet  e veta fillestare e kanë vazhduar më pastaj me botime e ribotime të shumta në të gjitha trojet shqiptare. NëFestivalin eMalmöskanë lexuar poetë si ZyrafeteManaj, RizahSheqiri, QerimRaqi, Vera Peci, SevdailZejnullahu,  Anila Kilaj, Muhamet Krasniqi, AferditaXani, AmardaEkmekҫiue shumë e shumë të tjerë. Organizator kryesor i këtij është Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, i mbështetur nga ministritë tona dhe shteti suedez. Do të duhej një listë e gjatë me emrat e njerëzve, po të shkruaja për të gjithë. Do të ndalem tek emri i kryetarit të Unionit SadullahZendeli-Daja, emër plot respekt për gjithë komunitetin shqiptar në Suedi. Kompozitori AhmetBella, sekretar organizativ i Unionit, është autoriteti bashkëpunues, krijues që ka bërë shumë duke kultivuar muzikë shqiptare dhe duke përhapur atë tek krijuesit suedezë. Është gjë e bukur kur dëgjon tenorë e soprano suedezë duke kënduar arie e pjesë të tëra muzikore në gjuhën shqipe. Për çdo lëvdatë ishte mikpritja që u bënë mysafirëve anëtarët e kryesisë së Unionit: Fevzi Ademi, NaimBrahimi eIsmailJashanica.  Shumë bashkëkombës shprehen mirënjohje për organizimin e mirë të mbrëmjes së festivalit. JuliaFridevik përveçse lexoi poezi solli dhuratë për Unionin edhe një pikturë autoriale, FerizFerizi lexoi një vlerësim për punën e mirë të Unionit dhe u lavdërua bashkëpunimi mes Qendrës Kulturoretë Kosovës dhe Unionit. Falënderime bënë edhe të ftuarit nga Ministritë tona si ShyhreteKastrati, Sami Piraj, Arian Demiri, konsulli Fatmir Rrahmani eMuhametSelmani. Për të gjithë mysafirët u shtrua darkë, e pas saj u këndua dhe u vallëzua deri vonë me grupin muzikor të Agron Miftarit e Afërdita Xanit.  Gjithë veprimtarinë e festivalit e regjistroi me tri kamera Televizioni AlbSe, i cili po përcjellë në vazhdimësi jetën kulturore të shqiptarëve në Suedi.

 Në vend të epilogut

Jetën kulturore të mërgatës shqiptare në Suedi, asgjë tjetër nuk mund ta  bëjë më krenare se Festivali i Poezisë e Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë. E të shtunën, filloi e mbaroi me sukses edicioni i tij i shtatëmbëdhjetë me radhë.

Shqiptarët në Suedi nuk kanë shkëputur lidhjet, nuk kanë tharë rrënjët e tyre, nuk kanë harruar origjinën, sado që mërgimi ligështon, atakon me pamëshirën e asimilimit në çdo sekondë.

Qerim Kryeziu