Polonia merr masa për ndalimin e emigrantëve

50

Polonia planifikon të ndërtojë një mur kufitar që kushton më shumë se 350 milionë euro për të parandaluar emigrantët nga Bjellorusia të hyjnë ilegalisht. Një projektligj për ndërtimin e murit të ri kufitar u miratua nga qeveria konservatore e vendit të martën dhe pritet të votohet në parlamentin polak.

Sipas projektligjit të propozuar, Polonia gjithashtu do të instalojë detektorë të lëvizjes në kufirin e Bjellorusisë. Që nga gushti, mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika janë përpjekur të kalojnë kufirin polak nga Bjellorusia.

Bashkimi Europian ka akuzuar Minskun se ka organizuar qëllimisht fluksin e emigrantëve në shenjë hakmarrje ndaj sanksioneve të BE-së. Polonia tashmë ka dërguar mijëra ushtarë në kufi duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajon, raporton abcnews.

Javën e kaluar, Varshava i kërkoi Bashkimit Eiropian të financojë “gardhe” kufitare për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në bllok.