RRRJETI SHQIPTARO SUEDEZ ORGANIZON ATË QË DUHEJ TA ORGANIZONTE SHTETI I KOSOVES DHE I SHQIPËRISË….

237

Bashkekombas te dashur, Vendi dhe populli yne gjendet ne defanzive totale nderkombetare ne ceshtjen qe prek krimet e luftes dhe drejtesine per viktimat.

Ngjarjet e fundit skandaloze nga politikanet tane me shfaqje te fotografive te turpshme dhe rrejshme vetem sa e kan thelluar kete krize.
Nderkohe, Serbia gjendet ne ofanzive totale per ta ri-shkruar historine e luftes dhe tragjedine masive te popullit tone, fatkeqsisht me nje sukses te deritanishem ne shume vende..

Organizata te cilen e perfaqesoj se bashku me motrat dhe vellezerit Shqiptar ne Suedi, SAN – ka siguruar ne bashkepunim me disa organizata Suedeze qe:

Vasfije Krasniqi Goodman, Saranda Bogujevci, Feride Rushiti, Kadire Tahiraj dhe Lirije Kajtazi si delegacion i perbashket te vij ne Suedi, dhe te flasin para publikut dhe mediave ne Malmö dhe Stokholm per perdhunimet e vajzave dhe djemve gjate luftes se Kosoves, per viktimat qe aq gjate i kemi lene ne heshtje dhe harrese! Pervec kesaj, nje kanal televiziv Suedez do ta gjiroj nje dokumentar per ceshtjen ne fjale dhe gjithashtu Vasfija do te flas para parlamentit Suedez per kete ceshtje dhe do te kerkojme nga Suedia dhe BE-ja qe drejtesia per viktimat e luftes me ne fund te vjen!

Per ta cuar deri ne fund gjithe keto mision, na vyn ndihma juaj per ta siguruar financimin e gjithe eventit! Ju lutem, aq sa keni mundesi t’na perkrahni permes SWISH 123 091 98 60. Te bashkohem qe zeri i Kosoves dhe zeri i viktimave kurre mos te heshtet!