Sot festohet Dita Kombëtare e Suedisë

245

Sot është Dita Kombëtare e Suedisë dhe Dita e Flamurit.
Për nder të kësaj dite mbreti  Karl XVI Gustav dhe mbretëresha Silvia do të jenë në Borlänge, sot nga ora 09:00 deri në orën 11:00, por njëkohësisht dhe komuna ka 75-vjetorin. Për këtë arsye janë të mirëpritur të gjithë qytetarët e komunës për të festuar sukseset e arritura.
Pas përfundimit të festës, mbreti dhe mbretëresha do të shkojnë në Ludvig për të parë një cirk, por edhe fjalimin e guvernatores Ylva Thörn. Ceremonia e qytetarëve do të vazhdoj deri në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme.

Pak historik për këtë ditë të shënuar.
6 Qershori konsiderohet si festë nacionale dhe në të njëjtën kohë si Dita e Pavarësisë suedeze, e cila daton më 1916, ku në stadiumin olimpik të Stokholmit, u mbajt manifestimi për themeluesin e Suedisë moderne, mbretit Gustav Vasa më 1523.
Po më 6 Qershor 1908 u vendos dhe Kushtetuta e Suedisë, e cila mbeti në fuqi deri më 1974.
Dekadat e fundit është konsideruar dhe ditë pushimi, ku me modesti, qytetarët suedezë valëvitin flamurin suedez me ngjyrë të verdhë dhe blu, në makinat apo shtëpitë e tyre. Kjo dëshmon se janë patriotë në heshtje. Simboli i flamurit është mbreti duke qenë si formë qeverisëse monarki kushtetuese, me demokraci parlamentare. Gjuha zyrtare është suedishtja dhe vlera monetare është kruna suedeze.