Sot në Kosovë u zyrtarizua partia më e re, Partia Euroatlantike e Kosovës me themeluesin Milaim Zeka

1851

Sot në Kosovë u zyrtarizua partia e re, Partia Euroatlantike e Kosovës me themeluesin Milaim Zeka. Prioritetet e partisë do jenë ato në dobi të shoqërisë.

Nuk do të mungojnë investimet në çerdhe, shkolla dhe spitale. Fëmijët janë e ardhmja e kombit ndaj duhet rritur niveli arsimor. Por gjithashtu dhe pacientëve nuk do t’iu duhet të marrin trajtim mjekësor jashtë vendit, kur cilësia e shërbimit brenda vendit do të përmirësohet. Gjatë fjalimit të kryetarit të partisë, Z. Zeka theksoi rolin e ATK dhe inspektimet nëpër kompanitë private. “Duhet ndryshuar sistemi brenda ATK, ku roli i përfaqësuesve të këtij institucioni të konstatojë në kontabilitetin e biznesit”. Një shqetësim tjetër për Z. Zeka ishte largimi i shqiptarëve nga atdheu dhe ulja e investimeve nga emigrantët. “Do të hapim Bankën Nacionale ‘Banka Mërgate Shqiptare’. Të investojnë me zero taksë. Të hapin vende të punës sepse shpërngulja tash është më shumë se në kohën e Millosheviqit”. Po një moment tjetër që meriton vëmendjen e opinionit publik është edhe delegimi i individëve në ambasada të vendeve të ndryshme, atje ku operon vendi ynë. “Premtim njëqind për qind. Nuk do të dërgojmë asnjë njeri në ambasada jashtë shtetit që nuk ka lind dhe nuk u shkollu jashtë. Nuk do të çojmë njerëz të tillë jashtë nëse nuk e ka mbaru atë shkollim. Do t’ia nënshkruajmë BE dhe SHBA për 50 vjet me na udhëheqë drejtësinë”, premtimet e Zekës në hapjen e partisë së re.

Nuk munguan as lotët në këte evet, në njërën nga folësit në këtë event Z Ganimete Musliu bëri me lotë Milaim Zekën kur ajo përmendi të gjitha ato probleme që i kan sjell Eulexi dhe me këto probleme më së shumti është ballafaqu familja e Z.Zeka.