Sulm gjatë lutjeve të së premtes në një xhami afgane, së paku 50 viktima

54

Një sulmues vetëvrasës e aktivizoi materialin shpërthyes në një xhami në qytetin verior afgan, Kunduz, gjatë lutjeve të së premtes, duke lënë të vrarë së paku 50 persona, thanë zyrtarët lokalë.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale shfaqnin trupa dhe rrënoja brenda xhamisë, e cila përdorej nga komuniteti pakicë shiit. Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

IS-K, degë rajonale e ISIS-it në Afganistan, që i kundërshton ashpër talibanët, kohëve të fundit ka kryer disa shpërthime, kryesisht në lindje të vendit.

Ndonëse nuk pati marrje publike të përgjegjësisë deri më tani, ky sulm i ka të gjitha shenjat e grupit IS-K, i cili e kishte shënjestruar aeroportin e Kabulit në shpërthimin e tmerrshëm në gusht.

Shumë afganë kanë shpresuar se ardhja e talibanëve në pushtet do të sillte të paktën një periudhë më paqësore, edhe nëse ajo do të ishte autoritare, por IS-i përfaqëson një kërcënim të konsiderueshëm ndaj premtimin e talibanëve për përmirësim të sigurisë.