SVEÇLA: TETË POLICË TË LËNDUAR, PROTESTUESIT SERBË PËRDORËN ARMË TË GJATA

82

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se tetë zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e tensionimit të situatës në veri të Mitrovicës, gjatë aksionit kundër kontrabandës së mallrave të Policisë dhe Doganës së Kosovës në veri të vendit.

Ministri Sveçla tha se në këtë aksion nga protestuesit serbë janë përdorur armë të gjata në drejtim të Policisë së Kosovës.

“Nisur nga kjo situatë, dëshiroj të theksoj se jemi të përkushtuar për rend dhe ligj. Vërtete Kosova rrezikohet nga krimi ekonomik, terrorizmi dhe nga grupet kriminale, por që jemi të interesuar t’i luftojmë ato. Aksioni i sotëm rezultoi suksesshëm dhe me arrestimin e disa personave, ku ky aksion është në tëre Kosovën dhe assesi ndaj qytetarëve në veri të vendit. Institucionet tona nuk do të toleroj që tundin rendin Kushtetues, dhe të gjithë ata që bien ndesh me ligjin do të arrestohen”.

Ministri Sveçla thotë se aksioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës i cili sot u zhvilluar në disa komunë përfshirë edhe në pjesën veriore rezultoi i suksesshëm në konfiskimin e mallrave dhe arrestimin e personave.

Ai tha se në asnjë mënyrë nuk i është drejtuar ndonjë komuniteti të caktuar, duke shtuar se të gjithë personat që janë pjesë e bandave kriminale do të përballen me ligjin.

“Të gjithë personat që janë pjesë e bandave kriminale do përballen me ligjin. Janë 8 zyrtarë të policisë të lënduar dhe i ftojë organet që personat që i sulmuan ata të dalin para ligjit edhe ju gazetarët ishit dëshmitar dhe viktimave të personave dhe strukturave që janë tani të patolerueshme”, tha Sveçla.

Lidhur me vendosjen e barrikadat e vendosur si shenj kundërshtimi në veri, Sveçla tha se në vazhdimësi bëjmë vlerësimi e situatës. Ai ka theksuar se askioni nuk i drejtohet asnjë nacionaliteti, por është kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar me mallra ilegale në Kosovë.

“Policia e Kosovës sëbashku me institucionet tjera ka pasur informacionet fillestare për një barrikadë në Zubin Potok por nuk është më, ka pasur edhe tendenca për barrikada në drejtim të Leposaviqit, ende nuk kemi informacione. Në momentin e duhur marrim hapat e caktuar. Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti, ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve qe kanë kontrabanduar mallra ilegale në Kosovë. Prokurori i rastit është serb gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e reagimit të shpejt janë shumica janë serbe shumica e të arrestuarve janë shqiptarë por edhe të kërkuarve janë shqiptarë, nuk bëhet për ndonjë represion shtetëror ndaj akujt, askush nuk mund të jetë ombrellë e veprimeve kriminale. Këto veprime janë mëse ligjore dhe mëse të nevojshme dhe do vazhdojmë me aksione të tjera ne jemi koordinuar me bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtar”, tha Sveçla.