Tashmë është zyrtare, Kosovare Asllani është futbollistja më e re CD Tacon, që së shpejti do të quhet Real Madrid

64

Tashmë është zyrtare, Kosovare Asllani është futbollistja më e re CD Tacon, që së shpejti do të quhet Real Madrid.

Reali në muajin qershor konfirmoi se e ka blerë klubin e femrave CD Tacon për një shumë të gjysmë milioni eurove. Kjo shitje do të kompletohet më 1 korrik, 2020.

“Krenare të njoftoj se do të jem blerja e parë e Real Madrid/CD Tacon. E emocionuar të shkruaj historinë, të ndërtoj dhe të jem pjesë e rrugëtimit të këtij ekipi që nga fillimi. Do të jetë ëndërr që ta vesh fanellën më të bukur në botë duke filluar nga sezoni i ri. HALA MADRID”, shkruan Asllani në rrjete sociale.

Futbollistja 29-vjeçare në të kaluarën ka qenë pjesë e PSG-së e Manchester City-t, derisa së fundmi ishte pjesë e Linköpings FC për dy sezone.

Në Kupën e Botës për femra, Asllani me Suedinë ishte fituese e medaljes së bronztë