VJEN ANKESA E PARË E VOTUEZVE NË RAHOVEC

404

Sot zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës

Është konstatuar shkelja e së drejtës së votës nga qytetarja D.H pranë qendrës së votimit në shkollën fillore “4 Dëshmorët” në Ratkoc të Rahovecit në klasën nr.1.
Qytetarja në fjalë ka qenë thjeshtë përcjellsja (shoqëruesja e vjeherrës) për të votuar. Ndërkohë vjehrrës i është lejuar e drejta e votës, ndërsa nuses jo sepse janë vrejtur te D.H ngjyrë.
Stafi i ALBSE është përpjekur të lidhet me KQZ-në për këtë rast flagrant, por asnjë rrugë komunikimi nuk është i disponueshëm. Për ALBSE është prononcuar udhëheqësi i qendrës së votimit nr.1, O.K duke pohuar: Rregullat janë të tilla, duhen zbatuar!

Ndërsa në oborrin e kësaj shkolle ku është edhe qendër votimi janë dëgjuar zëra duke thënë: bartja e ngjyrës bëhet edhe gjatë pëshëndetjes dorë me dorë.

Stafi jonë do të jetë në lidhje koherente me zhvillimin e mëtejshëm të votimeve.