XHAÇKA PRET PËRFAQËSUESEN PËR LIRINË E MEDIAS TË OSBE-SË

48

Ministrja për e Jashtme Olta Xhaçka është takuar ditën e sotme me Përfaqësuesen për Lirinë e Medias të OSBE-së, Teresa Ribeiro.

Me një postim në Twitter Xhaçka shkuan se Shqipëria është e përkushtuar ndaj lirisë së medias dhe krijimit të një mjedisi pune të sigurt dhe konstruktiv për gazetarët.

“Një diskutim interesant sot mbi lirinë e medias, me Përfaqësuesen për Lirinë e Medias të OSBE-së, Teresa Ribeiro. Shumë është bërë, më shumë mbetet për të bërë, por Shqipëria është e përkushtuar ndaj lirisë së medias dhe krijimit të një mjedisi pune të sigurt dhe konstruktiv për gazetarët”- shkruan Xhaçka në Twitter.