Rreth nesh

AlbSe TV eshte i pari dhe i vetmi televizion shqiptar ne Suedi.

Kjo media e re vjen ne tregun mediatik si nje dritare e hapur per shqiptaret e Suedise dhe te Diaspores, vjen si nje mundesi kontakti e komunikimi per ta, kudo ku ata ndodhen.

Iniciativa e Z. Bashkim Hoti si themelues i ketij televizioni ka si qellim qe te bashkoje ne nje ze, zerin e shqiptareve ne Suedi e Diaspore.
Permes AlbSe TV ne Suedi, se shpejti pritet te realizohen nje numer i madh emisionesh per te gjitha grupmoshat dhe per shume ceshtje e problematika per te cilat shqiptaret ne Suedi jane me se shumti te interesuar.

AlbSe do te jete nje TV me programacion te plote, me filma te fundit te kinematografise shqiptare e boterore, me progame muzikore dhe evente qe bashkojne shqiptaret.

Po ashtu AlbSe TV do te vije me lajme e informacione nga te gjitha fushat, jo vetem lajme qe vijne nga Suedia por edhe nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora etj.
Lajme me fokus ekonomine , problematikat sociale, politiken, artin, kulturen sportin dhe nga bota.
Kjo eshte platforma me e mire shqiptare ne Suedi te cilen mund ta ndiqni cdo dite ne ekranin e TV tuaj, permes Iptv.