Gazetarja e njohur rrefeu për dhunën në familje, burri që e rrahu e viziton në Big Brother

32
gazetarja-e-njohur-rrefeu-per-dhunen-ne-familje,-burri-qe-e-rrahu-e-viziton-ne-big-brother

Gazetarja, Paloma Demneri ka tashmë dhe sa ditë që është brenda shtëpisë së famshme të “Big brother VIP”.

Ajo gjatë kohës që po qëndron brenda shtëpisë, ka treguar një histori të trishtë me bashkëshortin e saj që ajo tashmë e ka një vajzë me të.

Paloma thoshte se bashkëshorti e kishte rrahur atë, por ai sot vendosi ta vizitonte brenda shtëpisë së famshme, ku këtë Paloma e prit shumë me sportivitet.

Në një bisedë me Monika Lubonjën, Paloma rrëfeu dhunën nga bashkëshorti, muzikanti Alandy. Gazetarja tregoi të gjithë skenën e momentit kur është dhunuar nga ai. Sipas Palomës, veprimet që ai ka kryer ndaj saj, ishin shumë të rënda dhe se ajo e ka duruar këtë situatë për 8 vite rresht, pasi Alandy më parë ka pasur një varësi ndaj alkoolit.

Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më përplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”. Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën.

Por, burri i saj në ‘Big Brother i thotë në sy Palomës se nuk e ka goditur atë.

“Unë nuk e kam goditur, prandaj duhet te sqaroj se nuk e di se çfarë shkruajnë mediat”, tha burri i Palomas.

The post Gazetarja e njohur rrefeu për dhunën në familje, burri që e rrahu e viziton në Big Brother appeared first on Infosot.com.