Gjiko, Lumi B, Ledri Vula dhe DJ Flow paralajmëron pbashkëpunimin e ri “Ça bone”

43
gjiko,-lumi-b,-ledri-vula-dhe-dj-flow-paralajmeron-pbashkepunimin-e-ri-“ca-bone”

Duket se treshja e famshme e përbërë nga: Gjiko, Ledri Vula dhe Lumi B janë bërë sërish bashkë për një projekt të ri.

Veçse kësaj here, atyre duket t’iu jetë bashkuar edhe DJ Flow.

Të tre reperët e njohur të skenës kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe të ndryshe, nga ku kanë paralajmëruar se janë në përfundim e sipër të projektit të ri.

Fotografitë duket se përfshijnë një skenë interesante nga xhirimet e klipit, ku rap-artistit mund të shihen teksa gostisin në një tryezë me pije dhe ushqime të ndryshme.

“Ça bone”, kanë shkruar ata në mbishkrimin e fotografive të ndara me ndjekësit në Instagram, duke bërë të aludohet se ky mund të jetë titulli i këngës së tyre të re.

Të njëjtët kanë bashkëpunuar më parë edhe në këngët e suksesshme si: “Shtrejt”, “Pablo” dhe “Messi (Remix)”.

Ashtu si prodhimet muzikore të lartpërmendura, pritet që edhe kënga e tyre e ardhshme të ketë të njëjtën vulë prodhimi, atë të kompanisë Red Box Entertainmen.

Line
Reklamë

The post Gjiko, Lumi B, Ledri Vula dhe DJ Flow paralajmëron pbashkëpunimin e ri “Ça bone” appeared first on Infosot.com.